|
|
|
|
Ernest Koliqi dhe
fillimet e prozės moderne shqipe
-Nga Ndue Ukaj
1.
Nė
fusha tė ndryshme tė artit dhe letėrsisė, nocioni "moderne" mbulon
pėrmasa tė ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, qė dalin
edhe nė formė edhe nė pėrmbajtje autonome.
Ndėrsa kėtu e shohim si domosdoshmėri, ngase autori i shkrimit
ka sublimuar ligjėsitė e artit letrar mjeshtėrisht. Ndėrkaq
nė kėtė tekst shėnon tipin e letėrsisė qė ndryshe nga paraardhėsja inkorporon
brenda tekstit letrar elemente qė deri atėherė proza jonė s'i kishte njohur,
apo qė i kishte vetėm nė fazėn embrionale. 2.
Sė
kėndejmi shfaqjen e modernitetit nė prozėn shqipe, si formacion
letraro-stilistik e shohim fuqishėm tė ndėrlidhur me krijimtarinė e tij nė
prozėn e tė cilit mund t'i bashkohen autorėt Kuteli, Konica, mbase edhe
Lasgushi e Migjeni, nė poezi. Por
mė i veēantė, si nė stil, ashtu edhe nė format diskursive, sė kėndejmi edhe
nė procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije
tė hollė dhe njė ndjesi tė ngritur pėr artin e fjalės" (Anton N.
Berisha) tė cilėn e inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri, dhe talent tė
fuqishėm fiksional nė prozėn e tij, duke rikontekstualizuar dhe
rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrėfimtare, qė
njohin kodet e mėdha letrare, qė nga oraliteti, deri tek letėrsia e
pėrbotshme me tė cilėn komunikonte autori empirik.
Prandaj, mund tė thuhet se proza koliqiane i ka bėrė njė
kthesė cilėsore prozės shqipe nė pėrgjithėsi, sė kėndejmi e ka pasuruar atė
edhe si formė shkrimi, formė letrare, mbase edhe si strukture e ndėrligjshme
artistike, me elemente novatore, tė cilat vėrehen edhe nė dimensionet ideore,
tė shtresimit tė ideve themelore qė trajton ky univers e sistem letrar
koliqian, nė kuadėr tė universit tė pėrgjithshėm tė letėrsisė shqiptare.
3.
Intencė
e tipit tė sistemit letrar koliqian, nė aspektin e formės mbetet avancimi i
procedimeve letrare nė tekst, futja e ndėrlikimeve tė shtresuara me pėrimtime
implicite e psikologjike, madje fabulat e thurura me mjeshtri rrėfimtare.
Ndėrsa nė shtresimet tematike dhe idetė themelore qė
trajton, nė tekstet e tij shtresohet njė botė e veēantė qė ndėrkomunikon me
paramodelet nė jetėn e njeriut tė tij, si dhe nė tharrmet e shpirtit
shqiptar, qė i veneron tek oraliteti dhe kultura e moēme nacionale, tė mitet
dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malėsisė sė
Shkodrės, pėr tė shtruar edhe shumė vizione, ide, qė mund tė tumiren pėr receptuesin,
si tejet progresive, nė krahasim me letėrsinė shqipe tė mėhershme. Njė
karakteristikė e intencės sė tregimeve tė autorit mbetet paraqitja e dy
kontrasteve tė thella tė botės shqiptare, pėrplasjet mes konservatizmit,
kanunit, dhe ideve pėrparimtare, (Gjaku), qė sjell gjenerata e re, pastaj
ndeshja e dy kulturave tė mėdha, Lindje e Perėndim, ndeshja e dy tipeve tė tė jetuarit shqiptar, Urban e Rural. Kėto
tema autori i ka shtresuar me mjeshtri nė shkrimin e tij letrar, si njė
veēanti letrare artistike, ku implikimet e autorit empirik, shenjėzojnė ide
tė mėdha dhe teza, tė cilat shqiptohen si domosdoshmėri e kohės, e
transformimeve esenciale nė shpirtin shqiptar. Pėr
dallim nga tipi i mėhershėm i shkrimit tė prozės shqipe, proza e Koliqit shenjon
kapėrcim tė dukshėm, si nė zgjerimin e gamės tematike, ashtu edhe nė atė stilistik-tekstor,
letrar, duke bėrė avancim si nė plan tė shtjellimit tekstor, si nė rrafshin e
shprehjes artistike, qoftė nė kodifikimin e elementeve tė poetikės sė prozės
si zhanėr letrar specifik, duke e ngritur nė shkallė tė lartė nė raport me
letėrsitė e zhvilluara tė kohės. 4.
Ernest
Koliqi ėshtė paraqitur nė prozėn shqipe, nė kohėn kur ajo ndjehej e varfėr,
si nga kufizimet tematike qė shtjellonte, ashtu edhe pėr nga mėnyra si
ndėrtohej dhe funksiononte teksti letrar; dhe kėshtu i jep njė fuzionim tė
ri. Prandaj proza e tij ka kontribuar
pėr t'u integruar nė rrjedhat e prozės moderne evropiane, mbase edhe nė
stopimin e tipit tė prozės pararendėse kryesisht moralizuese-didaskalike dhe
sentimentaliste. Kėshtu qė pa hamendje mund tė konstatojmė
se proza koliqiane mbetet novatore e shkėlqyer e fillimeve tė modernitetit nė
zhanrin e prozės letrare. Autori empirik, duke qenė
nė kontakt tė vazhdueshėm me letėrsitė e huaja, duke u spikatur me njė dije
letrare solide, duke qenė i shkollar nėpėr qendra tė mėdha tė kultivimit tė
letėrsisė, autenticitetin e vet, imagjinatėn e bujshme krijuese, motivimin
burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi nė njė prozė tė mirėfilltė
letrare e moderne. 5.
Tipin
e prozės sė Koliqit e karakterizojnė shumė elemente tė fuqishme novatore,
madje nė letėrsinė shqipe karakterizohet edhe pėr njė element krejtėsisht tė
ri, tė fuqishėm dhe tė panjohur deri me atėherė, qė studiusi Aurel Plasari e
koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siē vėren po i
njėjti studiues vėrehet tregimi, ku dallohet nė mėnyrė tė ndjeshme,
ndonjėherė edhe kėrcitėse dimensioni i analizės psikologjike tė llojit
frojdist. Si e tillė proza koliqiane duke shtresuar realitete
tė ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik tė veēantė, mbetet
proza tregimtare mė e realizuar e fillimit tė modernitetit nė literaturėn
shqiptare, ndėrsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrėfimit
artistik, siē e cilėson studiuesi Anton Nikė Berisha. Duke sublimuar
me shkathtėsi tė veēantė artistike, si pasurinė e folklorit, mitologjinė,
dijen letrare, imagjinatėn e bujshme e kreative, nga njohja e literaturės moderne,
ashtu edhe talentin e botėn kreativ, fuqinė e perceptimit dhe tė transponimit
tė fenomeneve tė ndryshme nė tekstin letrar, pėrmes njė vetėdijeje tė
nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja tė sigurta, gjithnjė duke mbetur
nė pozicionin e tė marrurit me intencėn e autorit, qėllimin e lexuesit, dhe
qėllimin e tekstit, siē do tė shprehej Umberto Eco. 6.
"Tė lexosh diēka si letėrsi ėshtė ta
trajtosh atė si njė ngjarje qė ka kuptim nė lidhje me ligjėrimet tjera"
(Xhonatan Keller), qė pėr autorin tonė, rikontekstualizon dimensione tė
veēanta tė ligjėrimit tė tij artistik, sepse ai ndėrkomunikon me tipe tė
ndryshme ligjėrimi, dhe na shfaq bindshėm atė qė Barti i thoshte se nuk ka
ligjėrim tė virgjėr. Tekstet koliqiane kėshtu bashkėjetojnė
me mite, legjenda, forma tė ndryshme tė ligjėrimit oral. Aty hasim
idioma, frazeologji popullore, qė shkojnė ka njė tip i ndėrkomunikimit mė
diskursin letrar tė Fishtės, por qė te ky
zhvillohet nė njė trajtė tjetėr shkrimi dhe me kėrkesa tjera. Tė gjitha kėto njėsi tė vogla funksionalizohen nė kėtė prozė pėr
tė na dhėnė njė prozė tė njėmendėt artistike, si nė nivel tė ideve, ashtu
edhe tė shprehjes artistike, tė formės e kompozicionit, rrėfimit e
letraritetit. Esenciale e prozės sė tij ėshtė depėrtimi nė ndjesitė e
njeriut tė kohės, nė psikologjinė dhe skutat e shpirtit shqiptar nė ndjesitė
e tij, qė i asimilon dhe sublimon pėr t'i transponuar me talent tė fuqishėm
nė tekstet letrare, ndikimi i tė cilit do tė jetė i fuqishėm nė prozėn e
mėvonshme nė gjithė letėrsinė shqiptare. |
bravenet.com